Milik feston pas golit

GOLAT/ Humbje 'e ëmbël', Juventusi e pëson 2-1 nga Lazio! 'Zonja' është finaliste e Kupës së Italisë

24 Prill, 09:23| Përditesimi: 24 Prill, 09:28

  • Share

ROMË - Lazio fitoi 2-1 kundër Juventusit në "Olimpico", por kjo nuk u shërbeu djemve të Igor Tudor që të eliminonin "Zonjën e Vjetër". Falë suksesit 2-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, rezultati i kthimit edhe pse jo në favor bën që Juventusi të jetë finalisti i parë i Kupës së Italisë.

Ndeshja në Romë nisi mirë për Lazion që gjeti golin e parë me Castellanos pas vetëm 12 minutave lojë. Edhe fraksioni i dytë kishte të njëjtën melodi, me Castellanos që shënoi dopietën personale në të 48 minutë.

Pas këtij momenti "Zonja e Vjetër" u shkund dhe nisi sulmet. Duhej ndërhyrja nga stoli e Allegrit me hedhjen në fushë të Milik në vend të Vlahovic që bardhezinjtë të shënonin.

Vetëm dy minuta në fushë Milik gjeti golin e 2-1 që i dha Juves një biletë për në finalen e madhe. Tanimë bardhezinjtë presin duelin e sotëm mes Atalantës dhe Fiorentinës (0-1 ndeshja e parë) për të mësuar rivalët e finales që luhet më 15 maj në "Olimpico". Në humbjen e Lazios, Hysaj luajti 90 minuta.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?