Inter Miami feston titullin kampion

GOLAT/ Inter Miami kampion me rekord në MLS, Messi shënon tre gola! Në fushë Giacomo Vrioni, 'Pleshti' në Kupën e Botës për Klube

20 Tetor, 21:24| Përditesimi: 20 Tetor, 21:27

  • Share

Inter Miami është kampion në Konferencën Lindore në MLS amerikane të futbollit. Të udhëhequr nga Lionel Messi, Miami përmbysi 6-2 New England Revolution të Giacomo Vrionit, edhe pse miqtë shënuan dy herë të parët.

Inter Miami ka marrë fitoren e 22-të këtë edicion në MLS në ndeshjen e fundit të kampionatit të rregullt para se të filloj gara e ‘Play-Off’. Messi shënoi tre gola brenda 11 minutave (78′, 81′ dhe 89′) për rezultatin përfundimtar 6-2, edhe pse nuk ishte në fushë ngaminuta e parë.

Kjo fitore ka qenë e veçantë për Inter Miamin, pasi ka thyer një rekord të madh në MLS, duke u bërë skuadra me më së shumti pikë brenda kampionatit të rregullt. Inter Miami ka grumbulluar 74 pikë dhe rekordin e mbante pikërisht kundërshtari i tyre, New England Revolution me 73 të tilla.

Tre golat e tjerë për Inter Miamin në këtë sfidë u shënuan nga Luis Suarez me dy realizime dhe Cremaschi me një tjetër. Leo Messi e mbylli sezonin e rregullt në MLS me 20 gola dhe 17 asistime, teksa Luis Suarez gjithashtu ishte fantastik me 20 gola e nëntë asistime.

Me këtë sukses Inter Miami merr një vend në Kupën e Botës për Klube, e cila do zhvillohet në 2025 në SHBA.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?