Festa e Interit

Sport

GOLAT/ Interi eliminon 2-0 Lazion me Asllanin titullar, gjen Milanin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

26 Shkurt, 08:38| Përditesimi: 26 Shkurt, 08:40

  • Share

Interi fitoi të martën e 25 shkurtit 2-0 kundër Lazios në çerekfinalen e Kupës së Italisë dhe gjen një derbi kundër Milanit në gjysmëfinale. Mesfushori i Kombëtares Kristjan Asllani e nisi titullar ndeshjen dhe luajti 63 minuta, duke u ndëshkuar edhe me karton të verdhë.

Përballja në ‘Giuseppe Meazza’ ishte me grintë dhe raste, ndërsa duhej minuta e 39-të që zikaltërit të kalonin në epërsi me Arnautovic. Interi ia doli mos pësonte dhe në minutën e 77-të ‘vulosi’ sfidën me penalltinë e kthyer në gol nga Calhanoglu.

Tanimë Interi gjen në gjysmëfinale Milanin, në një derbi që vlen finalen e Kupës së Italisë dhe dërgon një ekip më pranë një objektivi të rëndësishëm.

Sot Juventusi pret në Torino skuadrën e Empolit për biletën e vetme të mbetur, ndërsa në gjysmëfinale pret Bologna.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?