Inter feston tri pikët

Sport

GOLAT/ Interi fiton 2-0 ndaj Comos dhe ndjek kryesuesit, Udinese tri pikë me përmbysje në Firenze

24 Dhjetor 2024, 08:57| Përditesimi: 24 Dhjetor 2024, 09:02

  • Share

Serie A e futbollit në Itali ka mbyllur raundin e 17-të. Të hënë në mbrëmje te tri pikët dolën Interi dhe Udinese. Ndërkohë pas kësaj jave është Atalanta që kryeson renditjen.

Në "San Siro" Interi ia doli të merrte tri pikë duke mposhtur 2-0 Comon, në një ndeshje që për zikaltërit ishte më e vështirë se parashikimet. Golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë. Në të 48 minutë ishte Carlos Augusto që shënoi pas krosimit të Calhanoglu. Duhej minuta e tretë shtesë që Thuram të shënonte edhe golin e dytë të qetësisë. Me 37 pikë Interi ngjitet në vendin e tretë, tre më pak se kryesuesit e Atalantës. Zikaltërit kanë edhe një ndeshje më pak.

Në "Artemio Franchi" Fiorentina u surprizua duke u përmbysur 1-2 nga Udinese. Ishte Kean që shënoi në minutën e tetë me penallti për vendasit, teksa në pjesën e dytë miqtë përmbysën me Luca dhe Thauvin në minutat 49 dhe 57. Me këtë sukses Udinese ngjitet në vendin e nëntë me 23 pikë, teksa Fiore mbetet në pozitën e pestë.

Pas javës së 37-të Serie A kryesohet nga Atalanta me 40 pikë, ndjekur nga Napoli me 38, Inter me 37 dhe Lazio me 34.

Serie A, raundi 17-të:

E hënë, 24 dhjetor 2024

18:30 Fiorentina 1-2 Udinese

20:45 Inter 2-0 Como

Renditja:

Ora 08:59
VIDEO/ Udinese tërbon Fiorentinën, e përmbys 1-2

Në "Artemio Franchi" Fiorentina u surprizua duke u përmbysur 1-2 nga Udinese. Ishte Kean që shënoi në minutën e tetë me penallti për vendasit, teksa në pjesën e dytë miqtë përmbysën me Luca dhe Thauvin në minutat 49 dhe 57. Me këtë sukses Udinese ngjitet në vendin e nëntë me 23 pikë, teksa Fiore mbetet në pozitën e pestë.

Ora 08:58
VIDEO/ Interi tre fitore radhazi, mposht 2-0 Comon

Në "San Siro" Interi ia doli të merrte tri pikë duke mposhtur 2-0 Comon, në një ndeshje që për zikaltërit ishte më e vështirë se parashikimet. Golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë. Në të 48 minutë ishte Carlos Augusto që shënoi pas krosimit të Calhanoglu. Duhej minuta e tretë shtesë që Thuram të shënonte edhe golin e dytë të qetësisë. Me 37 pikë Interi ngjitet në vendin e tretë, tre më pak se kryesuesit e Atalantës. Zikaltërit kanë edhe një ndeshje më pak.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?