MILANO - Serie A e futbollit në Itali është në raundin e katërt. Në 'Giuseppe Meazza', Interi mposhti mbrëmjen e të dielës 2-1 Sassuolon. Megjithëse me avantazh të dyfishtë, Sassuolo në fund shkurtoi shifrat dhe pjesa e mbetur e ndeshjes ishte me emocione.
Përballja u zhbllokua shpejt, me Susic që asistoi për Dimarcon në minutën e 14-të, me këtë të fundit që kaloi Interin në epërsi. Paçka rasteve, Interi gjeti golin e dytë vetëm në minutën e 81 me autogolin e Muharemovic.
Gjashtë minuta nga fundi i përballjes, Cheddira shkurtoi shifrat për 2-1, duke bërë që pjesa e mbetur e lojës të dhuronte emocione. Edhe pse me shtatë minuta shtesë, ndeshja nuk prodhoi gola të tjera dhe Interi merr fitoren e dytë këtë sezon.
Me gjashtë pikë zikaltërit mbajnë vendin e dhjetë, ndërsa Sassuolo me tre pikë pas katër javësh pozicionohet në vendin e 14-të.
Në ndeshjet e tjera të së dielës, Roma fitoi 0-1 derbin kundër Lazios. Cremonese dhe Parma barazuan 0-0,ndërsa Atalanta fitoi 0-3 në Torino. Surprizë në Firenze, me vendasit e Fiorentinës që u mposhtën 1-2 nga Como. Këtë të hënë në orën 20:45 Napoli pret Pisan në 'Maradona', për të mbyllur këtë raund.
Deri tani, Juventusi me dhjetë pikë mban kreun, ndërsa Napoli ndjek me një pikë dhe një ndeshje më pak. Pas tyre Milani, Roma dhe Atalanta.
Komente
