Festa e Thuram pas golit të parë

Sport

GOLAT/ Interi me 'pesë yje', mposht 5-0 Torinon! Asllani dhe Ismajli e ndjekin ndeshjen nga ekrani

26 Gusht, 09:01| Përditesimi: 26 Gusht, 09:03

  • Share

MILANO, Itali - Interi 'shkërmoqi' 5-0 Torinon në raundin e parë të Serie A. Mbrëmja e të hënës ishte e duhura për zikaltërit e Cristian Chivu, që treguan lojë të mirë përpara tifozëve të tyre.

Sfida u zhbllokua në minutën e 18-të nga Bastoni, i cili përfitoi nga pasimi final i Barellas dhe kaloi Interin në avantazh. Kaq u desh që vendasit mos mbaheshin më dhe Susic në minutën e 36-të bëri një pasim të bukur për Thuram, aty ku sulmuesi francez nuk mund të gabonte përballë Israel.

Fraksioni i dytë solli një gabim në prapavijën e Torinos dhe kapiteni Lautaro Martinez përfitoi për të 'qëndisur' golin e tretë. 'Festivalin' e golave e vijoi Thuram me dopietën personale dhe golin e katërt në minutën e 62. Blerja e verës, Bonny mori vendin e Thuram dhe vetëm me pesë minuta në fushë ia doli të shënonte në debutimin zyrtar, për të 'vulosur' shifrat në 5-0.

Një sukses i merituar për Interin, por një kambanë alarmi për Torinon. Trajneri Marco Baroni duket se ka punë për të bërë te miqtë, ndërsa një kontribut pritet të japin edhe dy futbollistët e Kombëtares, Ismajli dhe Asllani, që në këtë duel munguan për shkak të lëndimit dhe mungesës së dokumentacionit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?