Interi nuk zhgënjeu tifozët në “San Siro” duke triumfuar bindshëm 4-1 ndaj Cremoneses në javën e gjashtë të Serie A. Zikaltërit vendosën gjithçka që në pjesën e parë me golat e Martinez dhe Bonny, duke kontrolluar lojën që nga minuta e parë.
Në fillim të pjesës së dytë, Dimarco dhe Barella dyfishuan avantazhin, duke vulosur fitoren e thellë të skuadrës së trajnerit Chivu. Për Cremonesen, goli i nderit erdhi nga ish-futbollisti i Interit, Bonazzoli.
Pas këtij triumfi, Inter ngjitet në vendin e katërt me 12 pikë, ndërsa Cremonese mbetet e nënta me 9 pikë. Për momentin Juventusi spostohet në vendin e pestë. Nesër në 20:45 luhet Juventus - Milan.
Komente
