Genoa 2-0 Venezia

Sport

GOLAT/ Ishi i Partizanit deçiziv, futet nga stoli dhe 'vulos' ndeshjen! Genoa 'përmbyt' 2-0 Venezian

18 Shkurt, 10:36| Përditesimi: 18 Shkurt, 10:40

  • Share

Serie A e futbollit në Itali mbylli të hënë raundin e 25-të. Në stadiumin 'Luigi Ferraris' vendasit e Genoas fituan 2-0 kundër Venezias, duke bërë që miqtë të mbeten në fundin e renditjes.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa deçizive ishte minuta e 60-të kur për Genoan në fushë u fut Caleb Ekuban për të dëmtuarin Vitinha. Ish-sulmuesi i Partizanit në Superligë diti të merrte momentin dhe dhuroi dy asiste për të nxjerrë te goli Pinamontin në minutën e 82 dhe Cornet në të 86 minutë.

Pas këtij suksesi Genoa me 30 pikë merr vendin e 11-të, duke lënë Venezian në pozitën e parafundit (19) me vetëm 16 pikë dhe 15 humbje sezonale. Vendi i parë në Serie A mbahet nga Napoli me 56 pikë, ndjekur nga Interi me 54 pikë, Atalanta me 51 dhe Juventusi me 46 pikë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?