Festa e Chiesa dhe Vlahovic

GOLAT/ Juventus 'merr hak', mposht 2-0 Lazion në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

2 Prill, 22:56| Përditesimi: 3 Prill, 09:22

  • Share

Juventus ia doli të mposhtë 2-0 Lazion në Torino për ndeshjen e parë gjysmëfinale mes tyre në Kupën e Italisë. "Zonja e Vjetër" duket se u kundërpërgjigj për humbjen që Lazio i shkaktoi vetëm katër ditë më parë në Serie A (1-0).

Pjesa e parë në "Allianz Stadium" u mbyll pa gola, me Juven që fitoi një penallti që u anulua pas konsultës me VAR. Duhej minuta e 50-të që asisti preçiz i Cambiasos nga më shumë se 50 metra të nxirrte vetëm Chiesan përballë Mendas, me sulmuesin e Italisë që ia la sferën pas shpine.

Më pas bardhezinjtë gjetën edhe golin e dytë me Vlahovic, që me të majtë nga brenda zone e bëri të lehtë për Juven. Kështu, "Zonja e Vjetër" shkon në ndeshjen e kthimit që luhet në "Olimpico" më 23 prill me dy gola epërsi dhe duket me një këmbë në finalen e Kupës së Italisë.

Nesër në orën 21:00 luhet edhe gjysmëfinalja e parë mes Fiorentinës dhe Atalantës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?