DORTMUND, Gjermani - Juventusi ka treguar forcën në një miqëore ku trajneri Igor Tudor hodhi në fushë një skemë 3-4-2-1, me ekipin që u pa sulmues. Bardhezinjtë mposhtën 1-2 vendasit e Dortmund dhe u paraqitën mirë në fushë, ku nuk munguan rastet e pastra për shënim.
"Zonja" pa të ndëshkohej dy herë me karton të verdhë. Joao Mario dhe Conceiçao kaluan limitet qysh herët, para se Juve të merrte epërsinë. Duhej një krosim i Kalulu dhe mbrojtësi tjetër Andrea Cambiaso që të dërgonte sferën në rrjetë në minutën e 16-të.
Sulmi i italianëve erdhi sërish në minutën e 53-të, kur pas një kombinimi të bukur me Yildiz, sërish Cambiaso lëshoi të majtën diagonale dhe e ndali sferën në rrjetë për 0-2. Më pas Tudor bëri dhjetë zëvendësime për t'i dhënë mundësinë futbollistëve për minuta në fushë.
Dortmund u kujtua vonë dhe vetëm në minutën e 89-të shkurtoi me Beier. Ndërkohë, kjo ishte sfida e fundit për Mats Hummels me fanellën e Dortmund. Ai u përshëndet nga tifozët dhe me gjasë do tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 36-vjeçare.
Komente
