Serie A e futbollit në Itali nisi të premten me raundin e 24-t. Në stadiumin "Giuseppe Sinigaglia" vendasit e Comos u mposhtën 1-2 nga Juventusi. "Zonja e Vjetër" vuajti në udhëtim, teksa iu fal dopietës së Kolo Muanit pët tri pikët e rëndësishme.
Ndeshja nisi në ekuilibër, me dy skuadrat që më shumë u kujdesën mos pësonin. Duhej minuta e 34-t, kur një pasim i bukur nga Gonzales të shfrytëzohej nga Kolo Muani për të shënuar një gol të bukur për miqtë. Kur u duk se bardhezinjtë do e mbyllnin në epërsi pjesën e parë, vendasit e Fabregas barazuan me golin e Diao.
Fraksioni i dytë i ndeshjes pa shumë lëvizje për dy trajnerët. Duhej minuta e fundit që Juventusi të fitonte një penallti për faull në zonë në dëm të Gattit, aty ku Kolo Muani u tregua i saktë dhe me vetëm disa javë si pjesë e ekipit e dërgon në pesë numrin e golave të shënuar (tre ndeshje), duke u kthyer në idhullin e ri të tifozëve. Me 43 pikë Juventusi rigjen për momentin vendin e katërt dhe pret ndeshjet e rivalëve. Nga ana tjetër Como mbetet në pozitën e 15-të me 22 pikë.
Rekordi i Kolo Muanit
Sulmuesi francez është futur në historinë e Juventusit duke u bërë lojtari i parë i bardhezinjve që shënon të paktën 5 gola në 3 ndeshjet e para në kampionatin italian, që nga sezoni 1994-95 (kur fitorja vlen 3 pikë). Kolo Muani thyen rekordin e Roberto Baggios, që kishte shënuar 3 gola në 3 ndeshjet e tij të para me Juventusin në sezonin 1990-1991.
Randal Kolo Muani, ky është emri i sulmuesit që po nderon Juventusin dhe ka bërë që tifozët bardhezi të dashurohen pas tij. I afruar vetëm në merkaton e janarit si i huazuar nga PSG-ja, francezi ka shënuar pesë gola në tre ndeshje me "Zonjën" në Serie A.
Edhe të premte Kolo Muani i dha tri pikë Juventusit në fitoren 1-2 kundër Comos, kjo pas dopietës.
Sulmuesi francez është futur në historinë e Juventusit duke u bërë lojtari i parë i bardhezinjve që shënon të paktën 5 gola në 3 ndeshjet e para në kampionatin italian, që nga sezoni 1994-95 (kur fitorja vlen 3 pikë).
Kolo Muani thyen rekordin e Roberto Baggios, që kishte shënuar 3 gola në 3 ndeshjet e tij të para me Juventusin në sezonin 1990-1991.
“Të jem këtu është si një ëndërr për mua. Kam shokë skuadre fantastikë që më kanë ndihmuar të përshtatem dhe të jap më të mirën. Fituam një ndeshje të vështirë, ndaj një rivali që luan mirë. U treguam të zotët që të besonim deri në fund.
Dopieta - Jam i kënaqur për golat, por mbi të gjitha për fitoren e skuadrës. Duhet të vazhdojmë kështu. Që tani mendja ime dhe e të gjithëve është në ndeshjen e radhës. Juventusi duhet të luajë gjithmonë për të fituar dhe duhet të punojmë më shumë për të korrigjuar disa gabime”, tha sulmuesi pas ndeshjes.
Komente
