Thuram dhe Koopmeiners, dy golashënuesit e Juventusit

Sport

GOLAT/ Juventusi ‘sms’ rivalëve me pesë fitore radhazi, mposht 2-0 Veronën! -6 nga Interi kryesues

4 Mars, 08:30| Përditesimi: 4 Mars, 08:32

  • Share

Eliminimi nga Champions League dhe nga Kupa e Italisë ka bërë që Juventusi të fokusohet vetëm në kampionat. Për javën e 27-të në Serie A, ‘Zonja e Vjetër’ mposhti 2-0 Veronën në ndeshjen e zhvilluar të hënën në mbrëmje në Torino.

Sfida për bardhezinjtë nuk ishte e lehtë, paçka se dominuan me raste. Në ekstremin e pjesës së parë miqtë shënuan me Suslov, por gjithçka u anulua për pozicion jashtë loje.

Në fraksionin e dytë bardhezinjtë prodhuan mjaft raste, por topi ‘nuk donte të hynte’ në rrjetën e miqve. Duhej një aksion i bukur në minutën e 72-të dhe pasimi final i Cambiasos, që Thuram të gjente rrjetën dhe të qetësonte Mottën në stol.

Vendasit nuk i ndalën sulmet dhe përfituan në fund nga një pakujdesi e Veronës, duke shënuar golin e dytë me Koopmeiners në minutën e fundit. Pesë fitore radhazi në Serie A për Juventusin që pas javës së 27-të e sheh veten në pozitën e katërt me 52 pikë, gjashtë më pak se Interi kryesues. Para tyre edhe Napoli e Atalanta.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • E DREJTA: 04/03/2025 08:59

    SKUADRA ME HAJDUTE NE BOTE(CIOE R U B E N T U S ) AS VENDIN E KATERT NUK KA PER TE ARRITUR NESE ARBITRAT NUK PERSERISIN GABIMIN E MBREMSHEM KUR I ANULLUAN EUROGOLIN VERONES...DO TE FILLOI PRAP CIKLIN E BARAZIMEVE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rreth 235 mijë regjistrime, sa përcaktuese do të jetë vota e diasporës më 11 maj?