Moment nga ndeshja

GOLAT/ Kombëtarja U-19 e pafuqishme kundër kampionëve, Italia na shënon 3 herë

10 Gusht 2023, 11:38
  • Share

ITALI - Kombëtarja shqiptare e 19-vjeçarëve në futboll u mposht 3-0 nga moshatarët e Italisë. Në "Coverciano", djemtë e Ervin Bulkut ishin të pafuqishëm kundër kampionëve në fuqi të Evropës për U-19, duke pësuar tre gola. Ndeshja u hap shpejt nga vendasit, me Delle Monache që shënoi pas vetëm dy minutave lojë.

Në të 24 minutë ishte Ripani që shënoi për 2-0, duke ulur shanset e tanëve për të rihapur ndeshjen. Teksa arbitri po përgatitej të dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes, ishte sërish Delle Monache që me dopietë shënoi për 3-0, duke mbyllur llogaritë e sfidës.

Kombëtarja jonë e nisi ndeshjen me këtë formacion:

Shqipëria U-19: Kiri, Damini, Kacurri, Kasmollari, Krasniqi, Adi Kurti, Arlind Kurti, Muca, Sulejmani, Tresa, Vranici

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?