Superliga shqiptare e futbollit ka zhvilluar katër nga ndeshjet e javës së 33-të. Me fillim në 15:00, Kukësi ka mposhtur 3-0 Laçin, Erzeni humbi 1-2 në Durrës me Bylisin. Në "Loro Boriçi", Vllaznia fitoi 1-0 me Egnatian falë golit të Çobës, teksa Kastrioti fitoi 1-0 me Egnatian. Në 18:30 Tirana barazoi 1-1 me Partizanin.
Në "Loro Boriçi", Vllaznia fitoi 1-0 me Teutën për javën e 33-të të Superligës. Një gol i Mehdi Çobës në minutën e 12-të vendosi ndeshjen, me shkodranët që marrin tri pikë pas katër javësh pritje. Edhe pas 12 minutave shtesë, Vllaznia siguroi tri pikët, teksa pas ndeshjes lojtarët e Teutës kontenstuan ashpër arbitrimin.
Në stadiumin "Niko Dovana" në Durrës, Erzeni humbi 1-2 me Bylisin për javën e 33-të në Superligë. Kaçori shënoi dopietë për ballshiotët në minutat 59 dhe 85, teksa për momentin barazoi Alan te shijakasit. Bylis me këto tri pikë kërkon të dalë nga zona e ftohtë kundër një rivali direkt për zonën play-out.
Kukësi fitoi 3-0 me Laçin. Djemtë e Hallaçit gjetën tri pikë kundër një rivali të fortë. Golat për verilindorët u shënuan nga Ndreca në të 59 minutë dhe dopieta e Barbosës në minutat 87 dhe 90+3.
Në "Elbasan Arena", Kastrioti fitoi 1-0 me Egnatian për javën e 33-të në Superligë. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 82-të nga Greca. Në minutën e 36-të të ndeshjes, Egnatia mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Malotës.
Superliga - java 33:
15:00
Kukësi 3-0 Laçi (Ndreca 59', Barbosa 87', 90+3')
Erzeni 1-2 Bylis (Alan 79' / Kacorri 59', 85')
Vllaznia 1-0 Teuta (Çoba 12')
Kastrioti 1-0 Egnatia (Greca 82')
18:30
Tirana 1-1 Partizani (Air Albania)
Renditja: