Innsbruck, Austri - Real Madridi duket në gjendje të mirë në prag të nisjes së sezonit në La Liga. Të besuarit e Xabi Alonsos mposhtën 0-4 austriakët e Tirol, me Kylian Mbappe që shënoi dy gola dhe dhuroi një asist.
Ndeshja nisi mirë për 'Galaktikët' dhe Eder Militao zhbllokoi shifrat në minutën e 10-të pas asistit të Diaz. Vetëm tre minuta më vonë ishte Arda Guler që asistoi për Kylian Mbappe, me këtë të fundit që e ndali sferën në rrjetë.
Në pjesën e dytë trajneri Semlic i Tirol bëri 13 zëvendësime, duke i dhënë mundësinë gjithë lojtarëve të luanin një ndeshje që për ta do mbetet në histori.
Sërish e njëjta melodi në fushë, me Kylian Mbappe që në minutën e 59-të shënoi golin e tretë pas pasimit të Tchouameni. Formën e mirë francezi Mbappe e tregoi edhe në minutën e 81-të, kur pasoi për Rodrygo, teksa kështu u shënua edhe goli i katërt.
Komente
