Lazio 1-1 Udinese në 'Olimpico'

Sport

GOLAT/ Lazio hap fals, Udinese e ndal 1-1 në ‘Olimpico’! Buzëqesh Juventusi

11 Mars, 11:21| Përditesimi: 11 Mars, 11:23

  • Share

Serie A mbylli raundin e 28-të. Të hënën e 10 marsit në ‘Olimpico’ të Romës, Lazio dhe Udinese barazuan 1-1, me rezultatin që i shkon përshtat Juventusit, që mbetet në vendin e katërt.

Sfida u zhbllokua në minutën e 22-të nga miqtë, me autor të golit Florian Thauvin. Pas dhjetë minutash Alessio Romagnoli vendosi ekuilibrat, me rezultatin që nuk ndryshoi.

Ky mund të quhet një hap fals për djemtë e Marco Baronit, që ndalen në shtëpi nga Udinese dhe humbasin mundësinë për të qenë në zonën Champions. Lazio tanimë me 51 pikë mban vendin e pestë, një më pak se Juventusi.

Ndërkohë Udinese me 40 pikë pozicionohet në vendin e dhjetë dhe barazon pasi kishte tre fitore radhazi, kundër Empolit, Leçes dhe Parmës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?