Serie A e futbollit ka nisur këtë të premte me raundin e 33-të. Duke nisur nga ora 18:00 Lazio fitoi 0-1 në udhëtim kundër Genoas, teksa në orën 20:45 Cagliari barazoi 2-2 me Juventusin.
Në "Luigi Ferraris" vendasit e Genoas u mposhtën 0-1 nga Lazio. Duhej një gol i Luis Albertos në minutën e 67-të që "Shqiponjat" të merrnin tri pikë në udhëtim. Asisti i Kamadas u shfrytëzua nga Alberto që i dha tri pikë të tijve. Në këtë duel për 55 minuta luajti edhe Elseid Hysaj. Mbrojtësi i Kombëtares u fut në fushë në të 35 minutë pas problemeve të Lazzarit. Lazio me 52 pikë ngjitet në vendin e gjashtë.
Në Sardegna, ishullorët e Cagliarit ia dolën të merrnin një pikë me Juventusin, duke barazuar 2-2. Në pjesën e parë vendasit shënuan dy herë me Gaetanon dhe Mina nga pika e penalltisë. Kur u duk se "Zonja e Vjetër" do humbiste, Vlahovic në minutën e 61 shënoi me një kryevepër nga goditja e dënimit. Më pas, tre minuta nga fundi autogoli i Dossena bëri që dy ekipet të ndanin nga një pikë. Me 64 pikë Juventus qëndron në vendin e tretë.
Serie A, raundi 33:
E premte, 19 prill
18:00 Genoa 0-1 Lazio
20:45 Cagliari 2-2 Juventus
Renditja: