Festa e Bayer Leverkusen

GOLAT/ Leverkusen fiton 2-3 ndaj Freiburg, 'Aspirinat' pranë titullit në Bundesligë

17 Mars, 17:57| Përditesimi: 17 Mars, 17:58

  • Share

Bayer Leverkusen vijon të vendosë rekorde të reja, pasi këtë sezon nuk njeh asnjë humbje në të gjitha kompeticionet, duke qenë për herë të parë pranë titullit kampion në Bundesligë.

"Aspirinat" nuk zhgënjyen as në raundin e 26-të të elitës së futbollit gjerman, duke fituar 2-3 në udhëtim kundër Freiburgut. Wirtz zhbllokoi ndeshjen për miqtë pas vetëm dy minutave lojë, para se Doan të barazonte. Megjithatë, Hlozek shënoi golin e dytë për Leverkusen duke mbyllur pjesën e parë në avantazh.

Në fraksionin e dytë ishte Schick që shënoi për 1-3, para se vendasit të shkurtonin rezultatin me Keitel. Kështu, me këtë tri pikësh Leverkusen vijon të kryesojë renditjen me 70 pikë, dhjetë më shumë se ndjekësit e Bayern Munich.

Xabi Alonso në stol dhe Granit Xhaka në mesin e fushës kanë bërë një punë për t'u lavdëruar këtë sezon, me Leverkusen që ka "prekur" me një dorë titullin kampion në Bundesligë për herë të parë në histori.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?