Patrik Schick

Sport

GOLAT/ Leverkusen shmang turpin në Kupë me 'njeriun gol', në Francë ekipi i Kategorisë së Katërt bën mrekullinë

6 Shkurt, 11:00| Përditesimi: 6 Shkurt, 11:03

  • Share

Bayer Leverkusen fitoi 3-2 kundër Koln dhe kalon në gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë. "Aspirinat" nuk e patën të lehtë në shtëpi, teksa barazuan vetëm në fundin e kohës së rregullt dhe suksesin e siguruan vetëm në shtesë, me ndeshjen që zgjati 120 minuta.

Ishin miqtë e Koln që kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë me Douns, para se Maina të dërgonte epërsinë në dy gola. Megjithatë djemtë e Xabi Alonson u 'karikuan' dhe shëuan dy gola me Schick në minutat 61 dhe 90+6.

Ndeshja shkoi në shtesë dhe Boniface në minutën e 98-të i dha epërsinë vendasve, me golin që në fund rezultoi ai i kualifikimit. Për t'u evidentuar se Këln shënoi me Rondic në minutën e 112-të, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Surprizë në Kupën e Francës. Nice i tha lamtumirë garës në çerekfinale, të mundur me një permbysje të bujshme nga ekipi i Kategorisë së Katërt, Stade Briochin. Angers dhe Guingamp kalojnë, Toulouse dhe Strasburg gjithashtu dalin jashtë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?