Goli i parë dhe festa e Lionel Messit

Sport

GOLAT/ Lionel Messi dhuron 'magji' në moshën 38-vjeçare, katër dygolësha radhazi nga sulmuesi i Inter Miamit

10 Korrik, 09:19| Përditesimi: 10 Korrik, 09:21

  • Share

SHBA - Lionel Messi i dha sërish tri pikë Inter Miamit. Për raundin e 18-të në MLS, skuadra e udhëhequr nga "Pleshti" fitoi 1-2 në udhëtim kundër New England Revolution. Deçiziv Messi me dy gola, ndërsa në harkun e pak javëve ai ka shënuar katër dopieta radhazi në kampionat, paçka moshës 38-vjeçare.

Përballja në fushë nisi mirë për Inter Miamin, me Lionel Messin që përfitoi nga një mosmarrëveshje e prapavijës vendase në minutën e 27-të dhe me të majtën e dërgoi në rrjetë topin e mbetur në zonë.

Vetëm dhjetë minuta më vonë, Sergio Busquets na kujtoi kohët e arta te Barcelona dhe me një vertikalizim nga mesi i fushës nxori Messin vetëm me portierin, ndërkohë që argjentinasi shënoi një gol klasik për të "vulosur" tri pikët.

Në fund Gil shkurtoi për vendasit, por Inter Miami siguroi fitoren e katërt radhazi dhe me 35 pikë mban vendin e pestë në renditje, duke pasur edhe tre ndeshje më pak se rivalët, që janë vetëm shtatë pikë më sipër.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?