Festa e Lionel Messit

Sport

GOLAT/ Lionel Messi i mrekullueshëm në SHBA, dopietë dhe asist nga 37-vjeçari! Inter Miami në gjysmëfinale

10 Prill, 10:41| Përditesimi: 10 Prill, 10:43

  • Share

Inter Miami ka marrë një biletë për në gjysmëfinalet e Champions Cup në SHBA. Skuadra nga Florida fitoi 3-1 kundër Los Angeles, duke përmbysur humbjen e parë 1-0 të pësuar në Californi. Protagonist në këtë përballje ishte Lionel Messi me dy gola dhe një asist.

Ndeshja nisi malore për Interin, me Long që pas nëntë minutash lojë shënoi për miqtë. Pas golit të pësuar Interi "u shkund" dhe ishte Lionel Messi që shënoi në minutën e 35-të, teksa përpara i ishte anuluar një gol nga VAR. Pjesa e parë u mbyll 1-1, teksa në atë të dytë vijoi spektakli.

Duhej minuta e 61 që Messi të shërbente për Allen, me këtë të fundit që i dha epërsinë të tijve. Gjashtë minuta nga fundi tifozët shpërthyen në festë pasi Lionel Messi ktheu në gol një penallti, për ta dërguar rezultatin në 3-1 dhe atë të përgjithshëm në 3-2.

Kësisoj Inter Miami merr biletën për në gjysmëfinalet e Champions Cup dhe gjen Vancouver Uhitecaps.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?