Sport

GOLAT/ Liverpooli s'ka rivalë, fiton 2-1 derbin kundër Evertonit dhe prin Premier Leaguen

20 Shtator, 15:31| Përditesimi: 20 Shtator, 15:37

  • Share

ANGLI - Liverpooli fitoi 2-1 derbin e qytetit kundër Evertonit dhe nuk njeh rivalë këtë sezon në Premier League. Në 'Anfield Road' atmosfera ishte e zjarrtë, ndërsa për raundin e pestë të sezonit të ri djemtë e Arne Slot nuk zhgënjyen dhe mbajnë kryesimin me pikë të plota.

Kampionët në fuqi të Anglisë e zhbllokuan ndeshjen pas dhjetë minutave lojë me golin e Gravenberch. Një pasim final i Salah bëri që 23-vjeçari mos gabonte nga brenda zonës. Edhe pas golit Liverpooli mbajti kontrollin e lojës dhe në minutën e 29-të shënoi golin e dytë me autor Ekitike. Afrimi i verës e çon në tre numrin e golave këtë fillim sezoni në kampionat, ndërsa në këtë rast Gravenberch bëri rolin e kamerierit.

Nisja e fraksionit të dytë gjeti djemtë e David Moyes më kërkues dhe Grealish krosoi në zonë, ndërsa Ndiaye i dhuroi një pasim të butë Gueye, me 35-vjeçarin që shkarkoi të djathtën dhe e ndali në rrjetën e Alisson.

Në fund Liverpooli shijon tri pikët e radhës dhe me 15 pikë pas pesë takimeve të para të sezonit mban kreun. Nga ana tjetër Everton me shtatë pikë ndodhet në pozitën e shtatë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?