Në "Allianz Stadium" në Torino, Juventus fitoi 4-2 me Sampdorian. Ndeshja e javës së 26-të nuk ishte e lehtë për "Zonjën" në Serie A, që pa të barazohej në dy minuta. Bremer dhe Rabiot shënuan në minutat 11 dhe 26 për Juven, para se Augello dhe Djuricic te miqtë të gjenin barazimin në minutat 31 dhe 32. Pjesa e dytë më pas ishte nën kontrollin e Juves, me Rabiot që në të 64 minutë shënoi golin e tretë dhe dopietën personale. Vlahovic në të 69 minutë humbi penallti, teksa në 90+4 Soule dërgoi shifrat në 4-2. Juventus me 38 pikë shkon në vendin e shtatë, duke shpresuar te Apeli kundër Federatës për t'i kthyer 15 pikët e hequra në Serie A. Sampdoria me 12 pikë mbetet në vendin e fundit në Serie A.
Lajmi kryesor:
Juventus fiton në shtëpi dhe sheh nga Federata, Roma 'turpërohet' nga Sassuolo! Kumbulla e djallos (VIDEO)
S.Dh/ReportTv.al