Liverpool pas golit të barazimit

GOLAT/ Luton befason Liverpoolin, Diaz shpëton të kuqtë në fundin e ndeshjes! Nottingham mposht 2-0 Aston Villan

5 Nëntor 2023, 22:12
  • Share

Premier League e futbollit zhvilloi këtë të dielë dy nga ndeshjet e radhës për javën e 11-të. Në drekë, Nottingham mundi 2-0 Aston Villan me golat e Aina dhe Mangala.

Në "Keniluorth Road", Luton ndali në barazim 1-1 gjigantët e Liverpoolit. Ndeshja ishte me raste në gjithë lojën, teksa u desh minuta e 80 për të parë golin e parë. Ishin vendasit që befasuan Liverpoolin me një kundërsulm, teksa Chong shënoi një gol të bukur pas asistit të Kabore. Kur u duk se Luton do bënte befasinë dhe do fitonte, ishte Luis Diaz në minutën e 90+5 që vendosi ekuilibrat. I hedhur në fushë në minutën e 83, Diaz shënoi me kokë pas pasimit final të Elliott. Pas golit, Diaz ia dedikoi realizimin të atit, që vijon të jetë i rrëmbyer në Kolumbi dhe fatet e tij nuk dihen. Me 24 pikë, Liverpool mban vendin e tretë, ndërsa Luton me 6 pikë vendin e 17-të.

Premier League mbyllet nesër me sfidën Tottenham - Chelsea, me Spurs që kërkojnë tri pikët për t'i marrë kreun City-t.

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?