Sport

GOLAT/ 'Magjiku' Lionel Messi shënon dopietën e pestë radhazi, Inter Miami fiton 2-1 në shtëpi

13 Korrik, 08:59| Përditesimi: 13 Korrik, 09:09

  • Share

SHBA - Lionel Messi vijon të shkëlqejë në MLS amerikane të fubollit duke realizuar dygolëshin e pestë radhazi për t'i dhënë një tjetër fitore Inter Miamit. Në shtëpi, ekipi i Messi mposhti 2-1 Nashvile për raundin e 22-të të kampionatit, me Interin që ka edhe tre ndeshje më pak për shkak të impenjimeve në Kupën e Botës për Klube.

38-vjeçari Messi u pa i freskët në fushën e lojës, teksa në minutën e 17-të dhuroi "magjinë" që të gjithë prisnin. Nga goditja e dënimit, Messi surprizoi rivalët dhe me topin poshtë murit mbrojtës bëri që t'i jepte epërsinë të tijve. Paçka se Miami vijoi me raste, pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal 1-0.

Në fraksionin e dytë ishin miqtë që gjetën golin e barazimit në minutën e 49-të me Mukhtar. Por, Messi tregoi sërish gjenialitetin e tij dhe në minutën e 62-të shënoi golin e dytë duke përfituar nga gafa e portierit mik.

Për Messin, ky ishte goli i tij i 14-të në 15 ndeshje, ndërsa ai ka kontribuar edhe me gjashtë asistime për skuadrën amerikane këtë sezon në MLS. Në pesë ndeshjet e fundit, Messi ka qenë thjesht i pandalshëm me 10 gola dhe 5 asistime, duke udhëhequr Inter Miami drejt rezultateve pozitive.

Me këtë sukses Inter Miami shkon në kuotën e 38 pikëve në vendin e pestë, duke qenë pesë pikë pas kryesuesve të Philadelphia Union. Miami ka edhe tre ndeshje më pak se rivalët, duke pretenduar kreun.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?