LONDËR - Arsenali dhe Manchester City barazuan 1-1 në 'Emirates' për raundin e pestë në Premier League. Sfida e Londrës ishte emocionuese deri në fund, teksa skuadra e Mikel Artetas ia doli të shënonte në limite.
Përballja nisi me gol nga Erling Haaland pas vetëm nëntë minutash lojë. Një kundërsulm i Manchester Cityt bëri që norvegjezi mos e kishte të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë, duke mposhtur gardianin Raya.
Sfida më pas kishte disa raste për shënim, por duhej shtesa e tretë e ndeshjes kur Martinelli me parabol të mposhtet Donnarumman për të vendosur ekuilibrat në 1-1. Me 10 pikë Arsenali mban pozitën e dytë, pesë pikë më pak se Liverpooli kryesues. City ngjitet në kuotën e shtatë pikëve për vendin e nëntë. Të dyja skuadrat morën barazimin e parë këtë sezon.
Mikel Arteta ka arritur një rekord të jashtëzakonshëm në Premier League, kjo pas barazimit 1-1 mes Arsenalit dhe Manchester Cityt në javën e pestë të Premier League.
Trajneri spanjoll i 'Topçinjve' ka zgjatur serinë e tij si i pamposhtur në përballje me Guardiolën, duke u bërë i vetmi trajner në histori që nuk ka humbur në pesë përballje radhazi në kampionat kundër ekipit të drejtuar nga Guardiola. Në këto pesë ndeshje, Arteta ka regjistruar dy fitore dhe tre barazime.
Komente
