Arsenal 1-1 Manchester City

Sport

GOLAT/ Man. City frenon 1-1 Arsenalin në Londër, Martinelli nderon 'Topçinjtë' në limite

22 Shtator, 11:55| Përditesimi: 22 Shtator, 11:56

  • Share

LONDËR - Arsenali dhe Manchester City barazuan 1-1 në 'Emirates' për raundin e pestë në Premier League. Sfida e Londrës ishte emocionuese deri në fund, teksa skuadra e Mikel Artetas ia doli të shënonte në limite.

Përballja nisi me gol nga Erling Haaland pas vetëm nëntë minutash lojë. Një kundërsulm i Manchester Cityt bëri që norvegjezi mos e kishte të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë, duke mposhtur gardianin Raya.

Sfida më pas kishte disa raste për shënim, por duhej shtesa e tretë e ndeshjes kur Martinelli me parabol të mposhtet Donnarumman për të vendosur ekuilibrat në 1-1. Me 10 pikë Arsenali mban pozitën e dytë, pesë pikë më pak se Liverpooli kryesues. City ngjitet në kuotën e shtatë pikëve për vendin e nëntë. Të dyja skuadrat morën barazimin e parë këtë sezon.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?