Manchester United feston fitoren

Sport

GOLAT/ Man. United fitore me vuajtje, mposht 3-1 'Shenjtorët'! Tri pikë edhe për Brighton

17 Janar, 09:53| Përditesimi: 17 Janar, 09:57

  • Share

Premier League në Angli mbylli të enjte raundin e 21-të. Tri pikë me vuajtje për Manchester United, ndërsa Brighton siguroi suksesin në udhëtim.

Në "Old Trafford" Manchester United fitoi 3-1 kundër Southampton. Rezultati në dukje mund të duket bindës, por gjithçka u përmbys në minutat e fundit të ndeshjes. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për miqtë që kaluan në epërsi me autogolin e Ugarte. Fraksioni i dytë ishte dramatik, teksa duhej Amad Diallo me tripletën e tij në minutat 82, 90 dhe 90+4 që të përmbyste ndeshjen 3-1. Manchester United rikthehet kështu të fitojë dhe me këtë sukses shkon në kuotën e 26 pikëve për vendin e 12-të. Ndërkohë Southampton me vetëm gjashtë pikë mban vendin e fundit.

Në "Portman Road" Ipswich u mposht 0-2 nga Brighton. Golat për miqtë u shënuan nga Mitoma dhe Rutter.

Premier League, java 21:

E enjte, 16 janar 2025

Ipswich 0-2 Brighton

Manchester United 3-1 Southampton

Renditja:

Ora 09:55
VIDEO/ Përmbysje dramatike 3-1, Manchester United shpëton fytyrën kundër Southampton! Diallo bën heroin

Në "Old Trafford" Manchester United fitoi 3-1 kundër Southampton. Rezultati në dukje mund të duket bindës, por gjithçka u përmbys në minutat e fundit të ndeshjes. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për miqtë që kaluan në epërsi me autogolin e Ugarte. Fraksioni i dytë ishte dramatik, teksa duhej Amad Diallo me tripletën e tij në minutat 82, 90 dhe 90+4 që të përmbyste ndeshjen 3-1. Manchester United rikthehet kështu të fitojë dhe me këtë sukses shkon në kuotën e 26 pikëve për vendin e 12-të. Ndërkohë Southampton me vetëm gjashtë pikë mban vendin e fundit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?