Matheus Nunes

Sport

GOLAT/ Manchester City fitore në 'frymën e fundit', mposht 2-1 Aston Villan për zonën Champions

23 Prill, 09:46| Përditesimi: 23 Prill, 09:58

  • Share

Në "Etihad" djemtë e Pep Guardiolës "luftuan" deri në sekondat e fundit dhe ia dolën të siguronin tri pikë me shumë vlerë në garën për në zonën Champions League. Përballja nisi me golin e Bernardo Silvës pas shtatë minutash lojë. Portugezi zhbllokoi ndeshjen, por Marcus Rashford barazoi me penallti në minutën e 18-të.

Më pas gjithë pjesa e dytë nuk po prodhonte gola, ndërsa duheshin sekondat e fundit (90+4') që Matheus Nunes të merrte një pasim nga Doku dhe mos gabonte para portës, për t'i dhënë tri pikë ekipit të Man. Cityt.

Me 61 pikë City ndodhet në pozitën e tretë, ndërsa Aston Villa me 57 pikë mban vendin e shtatë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?