GOLAT/ Milani eliminohet nga Champions League, Barcelona e mbyll me turp fazën e grupeve! PSG-ja i falet barazimit në Dortmund, skuadrat e kualifikuara në 1/8 (Vazot)

13 Dhjetor 2023, 23:18| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 14:44

  • Share

Champions League mbylli ndeshjet e fazës në grupe, nga ku u mësuan edhe 16 skuadrat që u kualifikuan për në 1/8 dhe në play-off e Europa League. Duke filluar nga 18:45 për grupin G, Man. City fitoi 2-3 në Beograd ndaj Crvena Zvezdës dhe i lë serbët jashtë Europë. Ndërkohë Leipzig mundi 2-1 Young Boys dhe dërgon zviceranët në play-off e EL. Në ndeshjet e orës 21:00 ra në sy fitorja me përmbysje 1-2 e Milanit në udhëtim me Newcastle, megjithëse italianët u eliminuan edhe pas barazimit 1-1 të Dortmundit me PSG-në. Humbje për Barcelonën në Belgjikë, teksa Porto "shkatërroi" Shakhtarin.

Atletico Madrid, Lazio, Dortmund, PSG, Man. City, RB Leipzig, Barcelona dhe Porto janë skuadrat që kanë plotësuar panoramën me 16 ekipet e kualifikuara për në turin e 1/8 në Champions League.

Në "Saint James Park" Newcastle vendas humbi 1-2 me përmbysje nga Milani në raundin e fundit të grupeve në Champions League. Megjithë tri pikët në udhëtim, Milani mbetet jashtë Championsit, kjo pas barazimit 1-1 të Dortmundit dhe PSG-së. Kuqezinjtë sigurojnë një vend në play-off e Europa League si vendi i tretë në grupin F. Në sfidën e Anglisë, Newcastle kaloi në epërsi me Joelinton në minutën e 33-të. Në pjesën e dytë italianët ndryshuan fytyrë dhe përmbysën ndeshjen me Pulisic në të 59' dhe Chukueze në të 84 minutë. Tanimë Milan nuk arrin të kalojë në 1/8 e CHL, duke u kënaqur me minimumin në Evropë.

Në "Rajko Mitic" në Beograd, Crvena Zvezda humbi 2-3 me Manchester Cityn duke dalë jashtë Europës. Në grupin G të Champions League, ndeshja u zhbllokua nga kampionët në fuqi me Hamilton në të 19 minutë. Djaloshi i Ciyt-t debuton me gol në ndeshjen e tij të parë që luajti nga minuta e parë. Bobb në pjesën e dytë dyfishoi për Cityn, teksa Beom shkurtoi shifrat, para se Phillips të shënonte golin e tretë për "Qytetarët". Katai në fundin e ndeshjes shënoi për 2-3. City me 18 pikë e mbyll në krye të grupit, teksa Leipzig i dyti. Young Boys do përballet në play-off e Europa League.

RB Leipzig fitoi 2-1 me Young Boys për raundin e gjashtë në grupet e Champions League. Në "Red Bull Arena" ndeshja u zhbllokua nga vendasit në minutën e 51 me Sesko, ndërsa dy minuta më vonë miqtë barazuan me Colley. Forsberg në të 56 minutë shënoi golin e tri pikëve për gjermanët, që janë në 1/8 e Champions.

Shorti i raundit të radhës në Ligën e Kampionëve 2023/24 do të mbahet të hënën më 18 dhjetor 2023 në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon, Zvicër; duke nisur nga ora 12:00. Ndërkohë ndeshjet e turit të 1/8 do zhvillohen në datat 13/14/20/21 shkurt dhe 5/6/12/13 mars 2024.

Champions League, raundi i fundit në grupe - e mërkurë:

Grupi E - 21:00

Atletico Madrid 2-0 Lazio (Griezmann 6', Lino 51')

Celtics 2-1 Feyenoord (Palma 33', Lagerbielke 90+1 / Minteh 82')

Grupi F - 21:00

Borussia Dortmund 1-1 PSG (Adeyemi 51' / Emery 56')

Newcastle 1-2 Milan (Joelinton 33' / Pulisic 59', Chukueze 84')

Grupi G - 18:45

Crvena Zvezda 2-3 Manchester City (Beom 76', Katal 90+1' / Hamilton 19', Bobb 62', Phillips 85' (P))

RB Leipzig 2-1 Young Boys (Sesko 51', Forsberg 56' / Colley 53')

Grupi H - 21:00

Porto 5-3 Shakhtar (Galeno 9', 43', Taremi 62', Pepe 76', Conceicao 82' / Sikan 29', Eustaquio 73' (og), Eguinaldo 88')

Antwerp 3-2 Barcelona (Vermeeren 2', Janssen 56', Ilenikhena 90+2 / Torres 35', Guiu 90+1')

Skuadrat e kualifikuara në 1/8, renditja sipas pozicioneve në grupe:

Grupi A - Bayern Munich, Copenhagen

Grupi B - Arsenal, PSV

Grupi C - Real Madrid, Napoli

Grupi D - Real Sociedad, Inter

Grupi E - Atl. Madrid, Lazio

Grupi F - Dortmund, PSG

Grupi G - Manchester City, RB Leipzig

Grupi H - Barcelona, Porto

Ndarja e vazove në shortin e 1/8:

Renditja pas fazës së grupeve:

*Shënim: Dy vendet e para kualifikohen në 1/8 e Champions League, ndërkohë që vendet e treta do luajnë në play-off e Europa League. Vendet e katërta janë jashtë Evropës.

 

Ora 23:06
Shorti hidhet më 18 dhjetor, datat kur luhet faza e 1/8 në Champions League! Skuadrat e kualifikuara dhe ndarja e vazove


Champions League ka mësuar 16 skuadrat që kanë dalë nga grupet dhe do përballen në turin e 1/8 me eliminim direkt.

Shorti i raundit të radhës në Ligën e Kampionëve 2023/24 do të mbahet të hënën më 18 dhjetor 2023 në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon, Zvicër; duke nisur nga ora 12:00.

Ndërkohë ndeshjet e turit të 1/8 do zhvillohen në datat 13/14/20/21 shkurt dhe 5/6/12/13 mars 2024.

Skuadrat e kualifikuara në 1/8, renditja sipas pozicioneve në grupe:

Grupi A - Bayern Munich, Copenhagen

Grupi B - Arsenal, PSV

Grupi C - Real Madrid, Napoli

Grupi D - Real Sociedad, Inter

Grupi E - Atl. Madrid, Lazio

Grupi F - Dortmund, PSG

Grupi G - Manchester City, RB Leipzig

Grupi H - Barcelona, Porto

Ndarja në vazot e shortit:

Ora 23:00
VIDEO/ Milani përmbysje të madhe në Angli, fiton 1-2 me Newcastle dhe siguron një vend në play-off e Europa League


Në "Saint James Park" Newcastle vendas humbi 1-2 me përmbysje nga Milani në raundin e fundit të grupeve në Champions League. Megjithë tri pikët në udhëtim, Milani mbetet jashtë Championsit, kjo pas barazimit 1-1 të Dortmundit dhe PSG-së. Kuqezinjtë sigurojnë një vend në play-off e Europa League si vendi i tretë në grupin F. Në sfidën e Anglisë, Newcastle kaloi në epërsi me Joelinton në minutën e 33-të. Në pjesën e dytë italianët ndryshuan fytyrë dhe përmbysën ndeshjen me Pulisic në të 59' dhe Chukueze në të 84 minutë. Tanimë Milan nuk arrin të kalojë në 1/8 e CHL, duke u kënaqur me minimumin në Evropë.

 

 

Ora 21:00
VIDEO/ Leipzig fiton 2-1 ndaj Young Boys, zviceranët në Europa League


RB Leipzig fitoi 2-1 me Young Boys për raundin e gjashtë në grupet e Champions League. Në "Red Bull Arena" ndeshja u zhbllokua nga vendasit në minutën e 51 me Sesko, ndërsa dy minuta më vonë miqtë barazuan me Colley. Forsberg në të 56 minutë shënoi golin e tri pikëve për gjermanët, që janë në 1/8 e Champions.

Ora 20:58
VIDEO/ Man. City fiton 2-3 në Serbi dhe nxjerr Crvena Zvezdën jashtë Europës


Në "Rajko Mitic" në Beograd, Crvena Zvezda humbi 2-3 me Manchester Cityn duke dalë jashtë Europës. Në grupin G të Champions League, ndeshja u zhbllokua nga kampionët në fuqi me Hamilton në të 19 minutë. Djaloshi i Ciyt-t debuton me gol në ndeshjen e tij të parë që luajti nga minuta e parë. Bobb në pjesën e dytë dyfishoi për Cityn, teksa Beom shkurtoi shifrat, para se Phillips të shënonte golin e tretë për "Qytetarët". Katai në fundin e ndeshjes shënoi për 2-3. City me 18 pikë e mbyll në krye të grupit, teksa Leipzig i dyti. Young Boys do përballet në play-off e Europa League.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?