Real Madridi fitoi 1-2 me përmbysje kundër Villarrealit për raundin e 28-të në La Liga të Spanjës. Mbrëmja e 15 marsit ishte speciale për Kylian Mbappe (20 gola në kampionat), i cili shënoi dy gola për "Galaktikët" dhe për momentin riktheu të tijtë në krye të klasifikimit.
Ndeshja nisi 'malore' për miqtë e Ancelottit. Real pa të ndëshkohej pas vetëm shtatë minutave lojë nga Foyth. Pësimi i golit "zgjoi" madrilenët dhe në harkun e gjashtë minutave Kylian Mbappe përmbysi ndeshjen me realizimet në minutat 17 dhe 23.
Tanimë në kuotën e 60 pikëve Real Madrid merr përkohësisht kreun e La Ligas, teksa ndjek Barcelona me tre pikë dhe dy ndeshje më pak.
Komente
