Lionel Messi

GOLAT/ Messi shkëlqen dhe vendos rekord me tre gola dhe dy asiste, Argjentina shënon gjashtë herë dhe shkëputet në krye! Brazili me 'poker'

16 Tetor, 08:31| Përditesimi: 16 Tetor, 14:34

  • Share

Kombëtaret e Amerikës Latine u thirrën në apel për ndeshjet e dhjeta kualifikuese në Kupën e Botës 2026.

Në Buenos Aires Argjentina shkërmoqi 6-0 Bolivinë në një ndeshje ku Lionel Messi tregoi se është "si vera". Tre gola dhe dy asiste nga "Pleshti" që në fushë nuk i tregon 37 vitet mbi supe. Messi bëhet lojtari i parë në histori që shënon 10 'hat-trick' në ndeshjet me kombëtaren.

Pas 19 minutash Leo zhbllokoi shifrat, teksa brenda pjesës së parë asistoi dy herë për Lautaron dhe Alvarez, me Albicelesten që e mbylli 3-0 pjesën e parë. Pjesa e dytë solli edhe tre gola të tjerë, fillimisht me Almada dhe më pas në minutat 84 dhe 86 Messi shënoi dy golat e tjerë.

Ndërkohë Brazili fitoi 4-0 me Perunë falë golave të Raphinha (dopietë), Pereira dhe Luiz Henrique.

Me 22 pikë Argjentina mban vendin e parë në renditjen e Amerikës Latine, ndjekur nga Kolumbia me 19 pikë, Uruguai dhe Brazili me 16 pikë dhe më pas ekipet e tjera. Bie në sy se pas dhjetë takimeve Kili mban vendin e fundit me pesë pikë dhe një paraqitje katastrofike.

Kualifikueset, Kupa e Botës 2026 - Zona e Amerikës Latine:

Paraguaj 2-1 Venezuela

Uruguai 0-0 Ekuador

Argjentina 6-0 Bolivia

Brazil 4-0 Peru

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?