Milan 3-1 Bologna

Sport

GOLAT/ Milani është për Europë, përmbys 3-1 Bolognan në sfidën direkte

10 Maj, 11:34| Përditesimi: 10 Maj, 11:35

  • Share

Serie A e futbollit nisi të premte (9 maj) raundin e 36-të. Në "San Siro" skuadra e Milanit përmbysi 3-1 Bolognan dhe siguroi tri pikë me shumë vlerë në garën për një vend në Evropë, pasi miqtë janë rivali direkt.

Pjesa e parë në Milano u mbyll pa gola, për t'i lënë vend spektaklit të ofruar në fraksionin e dytë. Ishte Orsolini i miqve që në minutën e 49-të shënoi golin e parë të ndeshjes, për të kaluar Bolognan në epërsi.

Me minutat që kalonin u duk se Milani u dorëzua, por Gimenez në të 73' vendosi ekuilibrat në 1-1. Vetëm gjashtë minuta më vonë Pulisic gjeti golin e dytë për kuqezinjtë, para se sërish Gimenez në shtesë të "vuloste" shifrat për 3-1.

Me tre fitore radhazi si aperitiv për finalen e Kupës së Italisë që luhet mes dy skuadrave të mërkurën në "Olimpico", Milani e tregoi forcën dhe me 60 pikë ngjitet në vendin e tetë, tre pikë më pak se Lazio që ndodhet në zonën evropiane. Juventus, Roma dhe Lazio që kanë nga 63 pikë kanë një ndeshje më pak, me Juven dhe Lazion që kanë një përplasje direkte sot në orën 18:00.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • E DREJTA: 10/05/2025 12:00

    BBILAN ME DYLBI DO TA SHIKOI EUROPEN...KISMET VITIN TJETER

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?