Goli i Leaos

Sport

GOLAT/ Milani mposht 2-0 Barin dhe gjen Leccen në 1/16 e Kupës së Italisë! Dëmtohet Leao

18 Gusht, 08:37| Përditesimi: 18 Gusht, 08:39

  • Share

ITALI - Milani fitoi 2-0 kundër Barit në 1/32 e Kupës së Italisë. Ekipi i Max Allegrit tregoi dëshirë dhe cilësi në fushë, paçka se rivali nuk ishte në nivelin e kuqezinjve. Në fazën e radhës Milani gjen Leccen, por në këtë duel shqetësoi gjendja e Leaos, i cili la fushën i lënduar pas vetëm 17 minutave lojë.

Sfida në "San Siro" nisi me diktatin e vendasve, të cilët shënuan që në minutën e 14-të. Një krosim nga Tomori gjeti Leaon në zonë, me këtë të fundit që me kokë e ndali sferën në rrjetë. Pas këtij momenti Milani kishte edhe disa raste të pastra për shënim, por Pulisic u ndal nga traversa.

Megjithatë, në nisje të pjesës së dytë amerikani korrigjoi shënjestrën dhe i dërgoi shifrat në 2-0 pas pasimit final të Gimenez. Në minutën e 66-të trajneri Allegri i dha mundësi Modric, Jasharit dhe Riccit që të luanin ndeshjen e parë zyrtare me fanellën kuqezi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?