ITALI - Serie A në Itali filloi sezonin 2025-26 me surpriza që në raundin e parë. Kuqezinjtë e Milanit u mposhtën 1-2 në shtëpi nga Cremonese, ekip që një sezon më parë luante në Serie B. Paçka shumë blerjeve me peshë dhe pritshmërive të larta, fusha tregoi se Massimiliano Allegri nuk e ka ende në formë ekipin.
Përballja nisi me golin e miqve në minutën e 28-të. Një krosim i Zerbin u shfrytëzua mirë nga Baschirotto, me këtë të fundit që 'iu vodh' bukur mbrojtjes vendase dhe me kokë e la sferën pas krahëve të Maignan. Kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe ia dolën të barazonin me Pavlovic në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Një krosim i Estupinian bëri që serbi me kokë të barazonte shifrat.
Në fraksionin e dytë Allegri hodhi në fushë Jimenez, Jasharin dhe Chukuezen, por ishin miqtë modestë që shënuan me një gol fantastik. Krosimi i Pezzellas bëri që nga brenda zone Bonazzoli me një veprim akrobatik në gjysmëlartësi, të gjente rrjetën. Paçka se kishte mbetur edhe gjysmë ore lojë, Milani nuk ia doli të barazonte duke treguar se fusha është ndryshe nga llogaritë në letër.
Në ndeshjet e tjera, kampionët e Napolit fituan 0-2 në udhëtim kundër Sassuolos me golat e McTominay dhe De Bruyne. Ndërkohë që Roma mposhti 1-0 Bolognan në kryeqytet me golin e Wesley Franca.
Serie A, raundi i parë - 23 gusht 2025:
Genoa 0-0 Leçe
Sassuolo 0-2 Napoli
Milan 1-2 Cremonese
Roma 1-0 Bologna
Komente
