Bijol feston golin me vlerën e tri pikëve

Sport

GOLAT/ Monza në zonën e ftohtë, Udinese rigjen fitoren pas pesë ndeshjeve

10 Dhjetor 2024, 10:04| Përditesimi: 10 Dhjetor 2024, 10:07

  • Share

Serie A e futbollit mbylli të hënën raundin e 15-të. Në "Brianteo" vendasit e Monzës u mposhtën 1-2 nga Udinese, e cila rikthehet te fitorja pas pesë ndeshjeve pa pikët e plota.

Miqtë e Runjaic shënuan pas vetëm gjashtë minutave lojë me Lucca, i cili mori një pasim final nga Zemura dhe nuk gaboi përballë Turatit. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, ndërsa Monza reagoi në fraksionin e dytë dhe barazoi përkohësisht me Kyriakopoulos.

Miqtë nga Udine nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e tri pikëve në minutën e 70-të me Bijol. Tanimë bardhezinjtë shkojnë në kuotën e 20 pikëve në vendin e nëntë, duke lënë Monzën me 10 pikë në pozitën e parafundit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?