Monza feston suksesin

Sport

GOLAT/ Monza trondit Fiorentinën, e mposht 2-1 dhe i bën nder Milanit

14 Janar, 09:53| Përditesimi: 14 Janar, 09:55

  • Share

Serie A e futbollit në Itali mbylli të hënë raundin e 20-të. Në "Brianteo" vendasit e Monzës fituan 2-1 kundër Fiorentinës. Ndeshja nisi e ekuilibruar, ndërsa Monza kaloi në epërsi në minutën e 44 me Ciurria duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh.

Fraksioni i dytë nisi me raste dhe duhej minuta e 63 që Daniele Maldini të gjente golin e dytë për Monzën duke vendosur "tri pikët në sirtar". Miqtë nga Firenze shkurtuan shifrat me penalltinë e kthyer në gol nga Beltran, por goli shërbeu sa për statistika.

Ky sukses është i dyti për Monzën këtë sezon dhe me 13 pikë gjenden sërish në vendin e fundit të Serie A. Duket se Fiore po kalon një moment "jo" pasi në pesë ndeshjet e fundit nuk ka asnjë fitore dhe për më tepër shënjon katër humbje. Me 32 pikë "Violat" mbeten në vendin e gjashtë dhe kanë një ndeshje më shumë se Milani që gjendet në vendin e tetë me 28 pikë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?