Dëshpërimi i Uzunit

GOLAT/ Myrto Uzuni gabon penalltinë, Granada pëson humbjen e 15-të dhe zhytet në fundin e La Ligas

30 Janar, 09:37| Përditesimi: 30 Janar, 09:38

  • Share

Getafe fitoi 2-0 kundër Granadas në Madrid. Për raundin e 22-të në La Liga, Myrto Uzuni për miqtë gaboi një penallti në pjesën e dytë, me beratasin që kishte shansin të hapte ndeshjen për të tijtë.

Në "Coliseum", djemtë e Bordalas Jimenez shënuan dy herë në pjesën e parë. Ishte Greenuood në minutën e 21-të që zhbllokoi gjithçka, ndërsa Mayoral në të 36 minutë shënoi për 2-0.

Fillimi i pjesës së dytë ishte i mirë për miqtë, që fituan një penallti. Nga 11 metrat gaboi Myrto Uzuni, që goditi shtyllën në minutën e 59. Paçka rasteve, Granada humbi për herë të 15-të këtë sezon dhe zhytet në vendin e parafundit të renditjes. Getafe me 29 pikë mban pozitën e 10-të.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?