Napoli feston tri pikët

Sport

GOLAT/ Napoli 'këmba-këmbës' Interit, mposht 3-0 Empolin! Shkëlqejnë McTominay dhe Lukaku

15 Prill, 08:47| Përditesimi: 15 Prill, 08:49

  • Share

Të hënën e 14 prillit Serie A e futbollit në Itali përmbylli raundin e 32-të. Në "Maradona" skuadra e Napolit fitoi 3-0 kundër Empolit dhe vijon të jetë në ndjekje të kryesuesve të Interit.

Ndeshja nisi me "diktatin" e vendasve dhe goli i parë nuk vonoi të vinte. Pasimi final i Lukakut bëri që McTominay të zhbllokonte ndeshjen pas 18 minutave lojë. Fraksioni i parë u mbyll me këto shifra, ndërsa i dyti nisi me golin e Romelu Lukakut, që i dërgoi shifrat në 2-0.

Në minutën e 61 sërish Lukaku - McTominay do bashkëpunonin për golin e tretë, duke bërë që britaniku të gjente golin e dytë personal. Me këtë sukses Napoli ngjitet në kuotën e 68 pikëve për vendin e dytë, tre pikë pas Interit kryesues.

Atalanta dhe Juventusi për momentin ndodhen në zonën Champions League. Për një vend evropian garojnë edhe Lazio, Roma, Fiorentina dhe Milani.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?