Napoli 3-0 Fiorentina

GOLAT/ Napoli mposht 3-0 Fiorentinën dhe shkon në finalen e Superkupës së Italisë

19 Janar, 10:10| Përditesimi: 19 Janar, 10:13

  • Share

Napoli është skuadra e parë finaliste e Superkupës së Italisë. Kampionët në fuqi të Serie A mposhtën 3-0 Fiorentinën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite.

Napoletanët e nisën mirë sfidën duke shënuar golin e parë me Simeonen në minutën e 22-të. Më pas skena foli për Fioren, që shënoi në minutën e 28-të, por goli i Beltran u anulua për pozicion jashtë loje. Në minutën e 44 ishte Ikone që gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke humbur mundësinë e barazimit.

Dueli ishte i fortë në pjesën e dytë, me Mazzarrin që në minutën e 81 hodhi në fushë Zerbin. Ishte pikërisht Alesio Zerbi që në minutat 84 dhe 84 shënoi dy gola të shpejtë për të "vulosur" sfidën në 3-0.

Tanimë Napoli është finalisti i parë i Superkupës së Italisë, teksa pret sot në orën 20:00 duelin mes Lazios dhe Interit për të mësuar rivalin e finales së të hënës në orën 20:00.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?