Napoli feston tri pikët në 'Maradona'

Sport

GOLAT/ Napoli mposht 3-2 Pisan në 'Maradona', i merr kreun e Serie A Juventusit

23 Shtator, 10:01| Përditesimi: 23 Shtator, 10:13

  • Share

Elita e futbollit italian, Serie A mbylli të hënën në mbrëmje raundin e katërt. Në 'Diego Armando Maradona', Napoli mposhti 3-2 Pisan dhe ngjitet në krye të renditjes, duke lënë pas Juventusin me dy pikë më pak.

Sfida nuk ishte e lehtë për të besuarit e Antonio Contes, që përballë debutuesve të Pisas hasën vështirësi dhe fundi i ndeshjes ishte dramatik për tifozët vendas. Billy Gilmour me një gol të bukur kaloi vendasit në epërsi pas 39 minutave lojë. Pasimi final i Spinazzolas bëri që mesfushori i Napolit të lëvizte në zonë dhe me një goditje të saktë ta dërgonte topin në rrjetë.

Në fraksionin e dytë Pisa surprizoi dhe barazoi me Nzola në minutën e 60-të. Sulmuesi u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit për të vendosur ekuilibrat momentalë.

Napoli rigjeti epërsinë në minutën e 73-të, kur Spinazzola me një të djathtë nga jashtë zone mposhti portierin Semper për herë të dytë. Gol dhe asist për mbrojtësin e Napolit. Minuta e 82-të solli golin e tretë për vendasit, me Lucca që shënoi nga një pozicion i prirët pas pesë minutave që u hodh në fushë.

Paçka se me avantazhin e dy golave, tifozët përjetuan momente 'ankthi' pasi Lorran në minutën e fundit shkurtoi shifrat për 3-2 dhe shtesa prej gjashtë minutash ishte dramatike, paçka se nuk prodhoi gola.

Me 12 pikë Napoli merr vendin e parë në renditje me katër fitore pas po kaq javësh, duke lënë Juventusin në vendin e dytë me 10 pikë, teksa në pozitën e tretë dhe të katërt janë Milani dhe Roma në kuotën e 9 pikëve.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?