Newcastle mposhti 2-0 Arsenalin në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Carabao Cup dhe me rezultatin e përgjithshëm 4-0 është finalisti i parë. "Qymyrxhinjtë" u treguan shumë më të fortë se "Topçinjtë" e Londrës dhe presin sfidën e kthimit mes Liverpool - Tottenham (0-1) për të mësuar rivalin e finales.
Në "St. James Park" vendasit u treguan kërkues që në fillim dhe paçka epërisë së dy golave shënuan me Isak pas vetëm katër minutave lojë, por gjithçka u anulua për pozicion jashtë loje. Ishte Murphy në minutën e 19-të që shënoi golin e epërsisë, ndërsa në pjesën e dyt Gordon "vulosi" finalen për të besuarit e Eddie Howie.
Rezultat fantastik ky për Newcastle që sheh të luajë në një finale të rëndësishme në ishull, teksa këtë sezon kanë bërë mirë edhe në Premier League.