Festa e Kenan Yildiz

Sport

GOLAT/ Juventusi i falet Yildizit, Roma fiton në udhëtim! Një shqiptar protagonist te Como, Bologna mbetet në Champions

29 Mars, 17:10| Përditesimi: 29 Mars, 22:51

  • Share

ITALI - Serie A e futbollit është në raundin e 30-të. Këtë të shtunë (29 mars) gjithçka nisi në orën 15:00, aty ku Bologna fitoi në Venezia, ndërsa Como dhe Empoli ndanë nga një pikë. Në 18:00 në fushë zbriti Juventusi që mposhti 1-0 Genoan, ndërsa Roma fitoi 0-1 në Leçe.

Në "Allianz Stadium" të Torinos, Juventusi mposhti 1-0 Genoan në një ndeshje që pa trajnerin e ri të "Zonjës së Vjetër", Igor Tudor, të debutonte me tri pikë dhe me një skemë të re loje për bardhezinjtë. Me 3-4-2-1 në fushë, Tudor u nderua nga Kenan Yildiz që në minutën e 25-të shënoi golin me vlerën e tri pikëve. Një aksion personal nga turku që falë aftësive të tij e bëri mbrojtjen mike të pavlerë dhe me të djathtën ia la topin në rrjetë portierit Leali. Kështu, Juve rikthehet te suksesi pas dy humbjeve radhazi që sollën shkarkimin e Thiago Mottas.

Në "Via del Mare" vendasit e Leçes nuk ia dolën dot të përballonin Romën, me kryeqytetasit që fituan 0-1 me golin e Artem Dovbyk në minutën e 80-të. Paçka se më herët vendasit iu falën VAR për një gol të anulluar në dëm të Mancinit, tri pikët shkuan për Romën që merr fitoren e gjashtë radhazi në Serie A dhe ngjitet në kuotën e 52 pikëve për vendin e gjashtë që për momentin do të thotë Conference League. Te Leçe titullar luajti Ylber Ramadani, ndërsa në pjesën e dytë kishte minuta edhe për Medon Berishën.

Në "Pierluigi Penzo" Venezia vendase humbi 0-1 nga Bologna. Sfida u vendos nga supergoli i Riccardo Orsolinit në minutën e 49-të. Një krosim nga Cambiaghi bëri që mëngjarashi të koordinohej si duhej dhe "fluturimthi" ta ndalte sferën në rrjetë. Bologna me këtë sukses ngjitet në kuotën e 56 pikëve në vendin e katërt, duke marrë fitoren e pestë radhazi dhe duke lënë pas Juventusin.

Në Como, vendasit barazuan 1-1 me Empolin. Ishte Como që gjeti avantazhin me Douvikas në minutën e 61-të, pas një asisti të Mërgim Vojvodës. Kouame barazoi për Empolin në minutën e 75-të, teksa miqtë nuk e kishin të gatshëm Ardian Ismajlin në prapavijë për shkak të një dëmtimi.

Seria A, raundi 30-të:

E shtunë, 29 mars 2025

15:00 Como 1-1 Empoli

15:00 Venezia 0-1 Bologna

18:00 Juventus 1-0 Genoa

20:45 Leçe 0-1 Roma

Renditja:

Ora 22:43
VIDEO/ Roma i falet Dovbyk, fiton në udhëtim me Leçen e shqiptarëve dhe prek Evropën


Në "Via del Mare" vendasit e Leçes nuk ia dolën dot të përballonin Romën, me kryeqytetasit që fituan 0-1 me golin e Artem Dovbyk në minutën e 80-të. Paçka se më herët vendasit iu falën VAR për një gol të anulluar në dëm të Mancinit, tri pikët shkuan për Romën që merr fitoren e gjashtë radhazi në Serie A dhe ngjitet në kuotën e 52 pikëve për vendin e gjashtë që për momentin do të thotë Conference League. Te Leçe titullar luajti Ylber Ramadani, ndërsa në pjesën e dytë kishte minuta edhe për Medon Berishën.

Ora 19:55
VIDEO/ Igor Tudor debuton me tri pikë, Juventusi mposht Genoan dhe i afrohet zonës Champions


Në "Allianz Stadium" të Torinos, Juventusi mposhti 1-0 Genoan në një ndeshje që pa trajnerin e ri të "Zonjës së Vjetër", Igor Tudor, të debutonte me tri pikë dhe me një skemë të re loje për bardhezinjtë. Me 3-4-2-1 në fushë, Tudor u nderua nga Kenan Yildiz që në minutën e 25-të shënoi golin me vlerën e tri pikëve.

Një aksion personal nga turku që falë aftësive të tij e bëri mbrojtjen mike të pavlerë dhe me të djathtën ia la topin në rrjetë portierit Leali. Kështu, Juve rikthehet te suksesi pas dy humbjeve radhazi që sollën shkarkimin e Thiago Mottas.

Me 55 pikë bardhezinjtë ngjiten në vendin e pestë, një pikë pas Bolognas që mban vendin që të çon në Champions League. Nga ana tjetër Genoa me 35 pikë mbetet në vendin e 12-të.

Ora 17:12
VIDEO/ Vendos supergoli i Orsolinit, Bologna fiton në Venezia dhe i bën presion Juventusit


Në "Pierluigi Penzo" Venezia vendase humbi 0-1 nga Bologna. Sfida u vendos nga supergoli i Riccardo Orsolinit në minutën e 49-të. Një krosim nga Cambiaghi bëri që mëngjarashi të koordinohej si duhej dhe "fluturimthi" ta ndalte sferën në rrjetë. Bologna me këtë sukses ngjitet në kuotën e 56 pikëve në vendin e katërt, duke marrë fitoren e pestë radhazi dhe duke lënë pas Juventusin.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?