Festa e Nottingham

Sport

GOLAT/ Nottingham 'Hirushja' e Anglisë, mposht 0-3 Wolves dhe i hedh sytë Arsenalit

7 Janar, 12:58| Përditesimi: 7 Janar, 13:00

  • Share

Nottingham Forest nuk mund të quhet më surprizë këtë sezon në Premier Leaguen e Anglisë. Gjashtë fitoret radhazi e kanë dërguar ekipin në pozitën e tretë (40), vetëm gjashtë pikë më pak se kryesuesit e Liverpool.

Nottingham fitoi 0-3 në udhëtim kundër Wolves për raundin e 20-të. Gibbs-White dhe Wood shënuan në pjesën e parë, ndërsa në fundin e sfidës Awoniyi shënoi edhe golin e fundit të ndeshjes.

Djemtë e Nunes Espirito Santos tanimë presin në shtëpi Liverpoolin më 14 janar dhe kryesuesit nuk i pret një punë e lehtë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?