Scamacca feston golin

GOLAT/ Përmbysje në udhëtim, Atalanta nxjerr Romën nga Champions League! Udinese 1-1 Napoli

6 Maj, 20:19| Përditesimi: 6 Maj, 22:52

  • Share

Serie A e futbollit zhvilloi këtë të hënë dy ndeshjet e fundit për raundin e 35-të. Gjithçka nisi në orën 18:00, me Atalantën që fitoi 1-2 kundër Salernitanës dhe merr vendin e pestë që të dërgon në Champions League. Udinese dhe Napoli barazuan 1-1 në 20:45.

Në stadiumin "Arechi" në Salerno, vendasit e Salernitanës u mundën 1-2 me përmbysje nga Atalanta. Edhe pse me rotacion në ekip, bergamaskët ia dolën të merrnin tri pikë kundër një rivali pa objektiva pasi sezonin e ri do luajnë në Serie B. Pjesa e parë u mbyll 1-0, teksa Salernitana shënoi me Tchaouna në minutën e 18-të.

Në pjesën e dytë barazoi Scamacca në të 57 minutë, para se Koopmeiners të realizonte të dytin vetëm gjashtë minuta më vonë. Në këtë sfidë dhjetë minuta në fundin e lojës luajti edhe Gjimshiti. Atalanta dhe Roma kanë nga 60 pikë, me bergamaskët që janë në vendin e pestë që do të thotë zona Champions League, duke pasur edhe një ndeshje më pak.

Në 'Friuli' Udinese dhe Napoli barazuan 1-1. Miqtë nuk mundën të merrnin tri pikë vetëm në fundin e lojës, duke u barazuar. Golin për napoletanët e shënoi Osimhen pas 51 minutave lojë, teksa sulmuesit iu anulua një gol në minutën e 80-të. Në shtesën e dytë ishte Udinese që befasoi me Success, për rezultatin 1-1. Ky barazim ishte një pikë shprese për Udinesen që mban vendin e 18-të, teksa Napoli me 51 pikë merr vendin e tetë.

Serie A, raundi 35:

E hënë, 6 maj 2024

18:00 Salernitana 1-2 Atalanta

20:45 Udinese 1-1 Napoli

Renditja:

Ora 22:49
Udinese barazon 1-1 kundër Napolit në fundin e lojës (VIDEO)

Në 'Friuli' Udinese dhe Napoli barazuan 1-1. Miqtë nuk mundën të merrnin tri pikë vetëm në fundin e lojës, duke u barazuar. Golin për napoletanët e shënoi Osimhen pas 51 minutave lojë, teksa sulmuesit iu anulua një gol në minutën e 80-të. Në shtesën e dytë ishte Udinese që befasoi me Success, për rezultatin 1-1. Ky barazim ishte një pikë shprese për Udinesen që mban vendin e 18-të, teksa Napoli me 51 pikë merr vendin e tetë.

Ora 20:20
VIDEO/ Atalanta fiton 1-2 në Salerno, i merr Romës vendin e pestë

Në stadiumin "Arechi" në Salerno, vendasit e Salernitanës u mundën 1-2 me përmbysje nga Atalanta. Edhe pse me rotacion në ekip, bergamaskët ia dolën të merrnin tri pikë kundër një rivali pa objektiva pasi sezonin e ri do luajnë në Serie B. Pjesa e parë u mbyll 1-0, teksa Salernitana shënoi me Tchaouna në minutën e 18-të.

Në pjesën e dytë barazoi Scamacca në të 57 minutë, para se Koopmeiners të realizonte të dytin vetëm gjashtë minuta më vonë. Në këtë sfidë dhjetë minuta në fundin e lojës luajti edhe Gjimshiti. Atalanta dhe Roma kanë nga 60 pikë, me bergamaskët që janë në vendin e pestë që do të thotë zona Champions League, duke pasur edhe një ndeshje më pak.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?