Real Betis feston suksesin

Sport

GOLAT/ Real Betis kërcënon kreun e La Ligas, fiton 3-1 kundër Sociedad

20 Shtator, 09:24| Përditesimi: 20 Shtator, 09:30

  • Share

Futbolli elitar spanjoll, La Liga, nisi të premte me raundin e pestë. Në 'de La Cartuja' të Sevillas, vendasit e Real Betis mposhtën 3-1 Real Sociedadin duke e parë veten për momentin në vendin e katërt në klasifikim.

Cucho Hernandez në minutën e shtatë zhbllokoi ndeshjen duke kaluar në epërsi Betisin, para se Mendez në minutën e 13-të të barazonte shifrat për t'i dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-1.

Në nisje të fraksionit të dytë, konkretisht në minutën e 49-të autogoli i portierit Remiro i dha sërish epërsinë Betisit, me djemtë e Manuel Pellegrinit që shënuan edhe golin e tretë me Pablo Fornals për të 'arkivuar' tri pikë shumë me vlerë në këtë nisje të sezonit.

Me nëntë pikë pas gjashtë ndeshjeve, Betis mban vendin e katërt, por ka dy ndeshje më shumë se rivalët. Ndërkohë që Sociedad mbetet në kuotën e dy pikëve për vendin e 17-të. Baskët ende kërkojnë fitoren e parë këtë sezon.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?