Real Madrid shijon suksesin

GOLAT/ Real Madrid lëshon në fund, mposht 3-2 Alaves! Sevilla siguron tri pikë, Valencia ngec në shtëpi

25 Shtator, 09:02| Përditesimi: 25 Shtator, 09:04

  • Share

La Liga e futbollit në Spanjë po zhvillon raundin e shtatë. Mbrëmjen e së martës u luajtën tre sfida, ku Real Madrid dhe Sevilla siguruan tri pikë. Ndërkohë që Valencia dhe Osasuna barazuan 0-0.

Në ‘Bernabeu’, Real Madridit iu deshën vetëm 55 sekonda kohë që me golin e Lucas të kalonte në epërsi kundër Alaves. Më pas Mbappe gjeti golin e dytë në fundin e pjesës së parë.

Me nisjen e fraksionit të dytë Real shënoi edhe golin e tretë me Rodrygo. Fundi mund të ishte dramatik për djemtë e Ancelottit, që panë të pësojnë dy gola në pak sekonda.

Benavidez dhe Garcia shënuan në minutat 85 dhe 86, teksa e gjithë ndeshja u mbyll 3-2 për madrilenët, që shijojnë suksesin e pestë sezonal. Edhe pse me një ndeshje më shumë Galaktikët pozicionohen të dytët me 17 pikë, një më pak se Barcelona që luan sot kundër Getafes.

Në ‘Sanchez Pizjuan’, Sevilla fitoi 2-1 kundër Real Valladolid. Në minutën e 45 ishte Torres që me autogolin e tij i dha epërsinë Sevillas, ndërsa barazoi Perez në pjesën e dytë. Minuta e 85 ishte deçizive për këtë duel, me Sevillan që gjeti golin e dytë dhe të fitores me Ejuke. Në fund vendasit e mbyllën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Marcao.

Këtë të mërkurë La Liga luan dy ndeshje të tjera. Girona përballet kundër Rayo Vallecanos, ndërsa Barcelona pret në shtëpi Getafen.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?