Kylian Mbappe

Sport

GOLAT/ Real Madrid mposht 3-2 Celta Vigon, Mbappe shkëlqen në sezonin debutues! Garë e hapur për titullin në La Liga

4 Maj, 16:32| Përditesimi: 4 Maj, 17:40

  • Share

Katër raunde nga fundi i La Ligas për këtë sezon, titulli kampion në Spanjë vijon të mbetet i hapur. Pas fitores së Barcelonës, me tri pikë është përgjigjur edhe Real Madrid që në "Bernabeu" ka mposhtur 3-2 Celta Vigon dhe është në ndjekje të katalanasve që kryesojnë me katër pikë më shumë.

Dueli për djemtë e Ancelottit u zhbllokua pas 33 minutave lojë me golin e Arda Guler. Talenti turk përfitoi nga pasimi i Lucas dhe e ndali sferën në rrjetë. Vetëm gjashtë minuta pas golit të parë, ishte Mbappe që dyfishoi pas asistit të Bellingham.

Edhe nisja e fraksionit të dytë e pa Real Madridin më kërkues dhe sërish Mbappe shënoi pas pasimit final të Guler. Një sezon debutues për francezin që po mbyllet më së miri në aspektin personal, pasi në 52 ndeshje ka shënuar 35 gola dhe ka asistuar gjashtë të tjerë.

Paçka avantazhit të trefishtë, Real Madrid u surprizua dhe pësoi dy herë me Rodriguez dhe Suedberg. Në fund tri pikët shkuan për Real Madridin që me 75 pikë mban vendin e dytë, ndërsa Celta Vigo me 46 pikë mbetet në pozitën e shtatë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?