Vinicius Junior

GOLAT/ Real Madrid 'poker' Vigos, mban kreun +7 nga Girona! Tri pikë për Alaves dhe Bilbao

10 Mars, 20:40| Përditesimi: 10 Mars, 21:28

  • Share

La Liga në Spanjë është në javën e 28-të. Real Madrid ka bërë detyrën dhe ka marrë tri pikë në "Bernabeu" duke mundur 4-0 Celta Vigon. Takimi u dominua nga djemtë e Ancelottit, ndërsa te goli doli edhe Arda Guler, talenti turk i afruar verën e kaluar në Madrid.

Përballja u zhbllokua në minutën e 21-të nga Vinicius Junior. Më pas në pjesën e dytë Real detyroi Guaita dhe Dominguz të shënonin autogola, para se Guler të "vuloste" ndeshjen në minutën 90+4, vetëm pesë minuta pasi u fut në fushë në vendin e Vinicius.

Më herët këtë të dielë tri pikë siguroi edhe Alaves që mundi 1-0 Rayo Vallecanon me golin e Gorosabel në minutën e 44. Athletico Bilbao fitoi 0-2 në udhëtim me Las Palmas. Për baskët golat u shënuan nga Guruzeta dhe autogoli i Coco.

Pas kësaj jave, Real Madrid kryeson me 69 pikë, shtatë më shumë se Girona e vendit të dytë. Barcelona me 61 pikë mban pozitën e tretë dhe Atl. Madrid në vendin e katërt.

La Liga, java 28-të:

E dielë

Alaves 1-0 Rayo Vallecano

Las Palmas 0-2 Ath. Bilbao

Real Madrid 4-0 Celta Vigo

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?