Foto e Real Madrid për titullin kampion

GOLAT/ Reali kampion, humbja e Barcelonës i jep titullin e 36 në La Liga! Në Angli 'tërbohet' Halaand, Reus 'përlot' Dortmundin

4 Maj, 20:36| Përditesimi: 4 Maj, 20:41

  • Share

Real Madrid është kampioni i ri i La Ligas. 4 javë para mbylljes së sezonit galaktikët siguruan titullin kampion si pasojë e fitores 3-0 kundër Cadiz dhe humbjes së Barcelonës ndaj Gironas. Me 13 pikë diferencë nga vendi i dytë, që tani mbahet nga Girona, të besuarit e Ancelottit shkurorëzojnë Barcelonën e sezonit 2023, ndërsa për ta ky është titulli i 36 në histori. Sa i takon ndeshjes kundër Cadiz në Bernabeu realizuan në pjesën e dytë fillimisht Diaz dhe më pas Bellingham e Joselu.

Për Barcelonën ndërkohë humbja 4-2 kundër Gironas erdhi me përmbysje. Katalanasit realizuan të parët me Christensen, por brenda pas sekondash vendasit barazuan me Dovbyk. Leëandoëski në fundin e pjesës së parë riktheu Barcelonën në epërsi para se surpriza e këtij sezoni në La Liga, Girona, në pjesën e dytë të realizonte 3 herë, duke i marrë edhe vendin e dytë katalanasve.

Në Premier League fillimisht në fushë zbriti Arsenal, që fitoi lehtësisht 3-0 kundër Bournmouth. Saka zhbllokoi shifrat me penallti para se Trossard dhe Declan Rice në shtesë të vulosnin kapitullimin e miqve.

Po me një fitore të pastër, madje me shifrat tenistike 5-1 u përgjigj Manchester City i Guardiolës, që është në luftë të ashpër me Arsenal për titullin. ‘Qytetarët’ mposhtën me këtë rezultat Ëolves, teksa Halaand u rikthye të realizojë me ritëm të frikshëm. Plot 4 herë. Arsenal gjithsesi vijon të mbajë vendin e parë në Premier League me 83 pikë, 1 më shumë se Manchester City, por ‘citiziens’ kanë 1 ndeshje më pak.

Në Bundesligë ishte dita e Dortmund dhe më konkretisht e Marco Reus, 34-vjeçarit i cili një ditë më parë njoftoi se në fund të sezonit do largohet nga verdhezinjtë pas 12 vitesh. Gjermani realizoi 1 herë dhe dha 2 asiste në fitoren 5-1 kundër Augsburg. Në një moment nuk munguan as sytë me lot të Reus i cili u thirr në kor nga tifozët e stadiumit ‘Sigal Iduna Park’.

Befasi këtë javë në Bundesligë ishte humbje e Bayern Munich me rezultatin 3-1 kundër Stuttgart. Me Leverkusen kampion, të besuarit e Tuchel duket se po mendojmë më shumë për Championsin. Nga ana tjetër një fitore e rëndësishme e Stuttgart që forcoi pozitat e vendit të tretë në renditje.

 

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?